Lezha nderon pas vdekjes Gent Demaliajn

Bashkia e Lezhës i ka dorëzuar titullin “Mirënjohje e Qytetit” familjarëve të Gentian Demaliajt, liderit të grupit rrok “Djemtë e Detit”. Ka qenë vajza e tij Edea, që përmes pasionit të trashëguar për muzikën, performoi disa prej këngëve të “Djemve të Detit”.

Disa muaj pas vdekjes, Bashkia e Lezhës ka vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit” Gentjan Demaliajn.

Titulli iu dorëzua familjarëve dhe anëtarëve të bandës nga kreu i Këshillit bashkiak, Agostin Marku dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, që e cilësuan krenaria e qytetit, si pjesë e rëndesishme që ka lënë i ndjeri në historinë e muzikës.

Kolegë të këngëtarit të ndjerë performuan hitet e “Djemve të Detit”, ndërsa nuk munguan dhe kujtimet që u sollën nga miq dhe të afërm të Gentian Demaliajt, pasionin e të cilit për muzikën po trashëgohet denjësisht vajza e tij, Edea. /KultPlus.com/

Më Shumë

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit