5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Rusia mund të bllokojë Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Parlamenti të Kosovës,Zafir Berisha thotë se Rusia mund të bllokojë themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

“OKB-ja edhe mund ta themelojë Gjykatën Speciale, por presioni se Rusia do ta bëjë këtë është i paqëndrueshëm. Çfarë interesi paska Rusia për të themeluar këtë gjykatë. Nëse qenka më keq për Kosovën që OKB-ja ta bëjë këtë gjykatë, Rusia mund ta bllokojë themelimin e saj në Parlamentin e Kosovës. Këtë mund ta bëjë përmes deputetëve serb në Parlamentin e Kosovës, që janë zë i Beogradit”, ka thënë Berisha në emisionin “Aktuale” në Televizionin e Prizrenit.

Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate është i dëmshëm për shtetin e Kosovës. Ai tregon se deputetët janë nën presion të ndryshme.

“Ky presion ngjan në presionin e gjysheve për fëmijët me gogolin që i detyrojnë fëmijët të flenë”.

“Serbët janë shprehur të gatshëm të votojnë Gjykatën Speciale “në të mirë të Kosovës”, ndërsa nuk e votojnë FAK-un dhe jo vetëm FAKU-n”.

“Serbët vazhdimisht për ndryshime kushtetuese kanë kushte në dëm të Kosovës”, tha Berisha.

Sipas tij deputetë e kanë përgjegjësi historike fatin e vendit.

“Deputetët e dinë, e di edhe Isa Mustafa edhe Kadri Veseli që nuk është në rregull vënia dorë në sovranitetin e vendit, por do të votojnë nga presioni, sepse e kanë sjellë veten në këtë pozitë sa nuk mund të thonë jo” ka thënë deputeti Zafir Berisha në emisionin “Aktuale” në Televizionin e Prizrenit.

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit