Ndërron jetë gazetari Qamil Hasani

Në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme ka ndërruar jetë sot gazetari e profesori Qamil Hasani, varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot në Varrezat e Prishtinës, në orën 13.

Qamil Hasani ka lindur në Ceroticë të Preshevës më 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik – degën Gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Prishtinë.

Një kohë punoi në arsim në Preshevë e në Obiliq e Prishtinë, ndërsa nga vitet e tetëdhjeta e ushtroi profesionin e gazetarit dhe të redaktorit në Televizionin e Prishtinës, deri kur ai u mbyll dhunshëm nga regjimi i Millosheviqit, më 5 korrik të vitit 1990.

Pas luftës në Kosovë, punoi në disa gazeta, deri sa u pensionua.

Kolegët kudo që punoi do ta kujtojnë për përkushtimin profesional, njerëzor e kombëtar.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit