6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Grabitësit nga Prizreni i shqiptohet një muaj paraburgim

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit N.Dushi nga Prizreni. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 19.06.2015 në ora 14:00 dhe do të zgjasë deri me datën 19.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 18.06.2015 rreth orës 21:10 minuta, në Prizren me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar trupin e personit tjetër, e përvetëson pasurin e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetës t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me mjet të rrezikshëm – thikë e kanos të dëmtuarin T.G. në këtë kanosje të sulmit ia merr telefonin mobil të markës “Iphone 6” ngjyrë e bardh, në vlerë rreth 750 euro, dhe largohet në drejtim të panjohur”, ka thënë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit