14.7 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Gjykata e Apelit kthen për rivendosje paraburgimin e profesorit të UPZ-së

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, anuloi të mërkurën aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, sipas të cilit, të pandehurit B.Z. i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kolegji e rrëzoi aktvendimin e datës 19 qershor të këtij viti për profesorin që dyshohet se kushtëzoi notat kundrejt shërbimeve seksuale, dhe vendosi që çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje.

“Megjithatë, personi në fjalë do të vazhdojë të mbetet në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi të ri”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria e ndaloi B. Z., profesor në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Më 22 qershor profesorit iu caktua masa e paraburgimit nga departamenti i krimeve të rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Avokati Naser Sopjani, i cili mbron profesorin B.Z., rastin si të tillë e kishte quajtur të montuar.

B.Z. dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prizren, se në bashkëkryerje më të pandehurin B.A., ka kryer veprën penale të keqpërdorimt të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata e Apelit në këtë rast ka vlerësuar, se aktvendimi i shkallës së parë , i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

“Kjo për faktin se në arsyetimin e tij, nuk janë paraqitur të dhëna, lidhur me faktet vendimtare, që mbështesin bazat e artikulueshme, konform nenit 165 të KPP-së , për të cilat është kërkuar caktimi i paraburgimit, dhe që bëjnë të besohet se masat më të buta për sigurinë e pranisë se pandehurit, janë të mjaftueshme”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Kurti në Gjonaj: Hasit i duhet një kryetar që nuk e harron – i tillë është Artan Abrashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në një tubim në Gjonaj me qytetarët e Hasit, ku shprehu mbështetjen e tij për...

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Lajmet e Fundit