Shkodra bën homazhe për turistët çekë

Shoqëria civile në qytetin e Shkodrës dhe qindra të rinj kanë reaguar pasditen e së shtunës me një tubim në heshtje në qendër të qytetit, me qirinj e foto, në nder të dy turistëve çekë.

Marshimi-homazh i qindra qytetarëve ka nisur tek shatërvani dhe ka vazhduar në rrugën pedonale të qytetit, ku shumë prej tyre mbanin ndezur qirinj dhe foto të viktimave.

Qytetarët në krye të tubimit mbanin edhe flamurin çek ashtu siç një prej turistëve kishte postuar në rrjetet sociale flamurin shqiptar duke u valëvitur, vetëm dy ditë para se të vritej.

Fotot e dy viktimave qëndronin në krye të kortezhit, për të dhënë mesazhin se e gjithë Shkodra merr pjesë në hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe se, një dorë krimi nuk mund të njollosë një popull.

Turistët Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë një natë më parë me plumb pas koke në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit