TKK përzgjedhë tre projekte për skenën e vogël

Teatri Kombëtar i Kosovës ka përzgjedhur tre projekte teatrore për t’u realizuar gjatë këtij viti në skenën e vogël. “Portreti i mjerimit” (Kaltërim Balaj/Arian Krasniqi), “E zeza” (Flutura Zymi/Fjolla Hoxha), “Një burrë mes dy grash” (Ilirjan Hima/Erjon Papagjoni), janë tri projektet që do të realizohen deri në fund të këtij viti, si pjesë e programit “Skena e vogël e vogël”.

“Ky program është hapur nga Teatrit Kombëtar i Kosovës për t’i mbështetur krijuesit teatror të Kosovës që ti realizojnë projektet e tyre origjinale e inovative. I hapur në muajin maj, konkursi për programin “Skena e vogël e vogël” është mbyllur me datën 15 qershor. Projektet e përzgjedhura do të kenë në dispozicion deri në 8,000 euro për realizim dhe natyrisht, edhe infrastrukturën e teatrit”, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate.

Konkursi për projekte të programit “Skena e vogël e vogël”, për vitin 2016, do të hapet sërish me 1 Shtator dhe do të qëndroj i hapur deri me 30 Nëntor 2015.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit