Kosova sot shkatërron 1,742 armë

Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më korrik 9.

Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.

Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1,742 copë të armëve të Vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësueseja e UNDP Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot në Janjevë tek shkritorja.

Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit