Asgjësohen 96 krerë dhi të sëmura nga bruceloza në Malishevë

Me vendim të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, me asistimin e inspektorëve komunal, sot në fshatin Gajrak të Malishevës, janë asgjësuar 96 krerë dhi dhe një gjedh, të prekura nga sëmundja e “brucelozës”. Asgjësimi është bërë, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit dhe eliminimit të kësaj sëmundje, në mënyrë që të mos përhapet më shumë.

Sipas pronarëve, nga kjo sëmundje janë prekur edhe disa anëtar të familjes së tij, të cilët janë duke u trajtuar.

Asgjësimi i këtyre kafshëve shtëpiake, është bërë në mënyrë profesionale, sipas rregullave për asgjësimin e kafshëve të sëmura dhe janë varrosur në varrezat e kafshëve, vendi i cili është i kufizuar për varreza të kafshëve të cilat asgjësohen në raste kur kanë sëmundje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit