6.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Shkurt, 2025

Bota shënon sot 20 vjetorin e Gjenocidit serb në Srebrenicë!

20 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.

Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë.

Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë.

Srebrenica konsiderohet si masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo masakër është trajtuar si gjenocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potoqar, do të varrosen eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur.

Në tubimin komemorativ do të marrin pjesë më shumë se 80 delegacione shtetërore, si presidentët e Sllovenisë dhe Kr oacisë Borut Pahor dhe Kolinda Grabar -Kitaroviq pastaj ai i Malit të Zi Filip Jovanoviq, pastaj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Turqisë Ahmet Davutoglu, si dhe i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në delegacionin e SHBA-ve janë ish presidenti Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit Hillari Clinton si dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

Më Shumë

Gjesti lë shtëpinë, niset me urgjencë për spital

Gjesti është larguar përkohësisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo pasi Gerta Gixhari gjatë festës në shtëpi i hedh dy herë alkool Gjestit...

Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

Një 68-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga vetura paraditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Për rastin...

Lajmet e Fundit