12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Muhaxhiri: LDK e mbyti demokracinë e brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë ka zgjedhur Kryesinë e re. Por pjesë e kësaj Kryesie nuk është zgjedhur asnjë anëtar i kësaj partie, të cilët kanë qenë kundër koalicionit qeverisës me PDK-në.

Kësisoj, ish-anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, Arben Gashi e Armend Zemaj, tash e tutje do të jenë vetëm anëtar të thjeshtë te kësaj partie.

‘Degradimi’ i tyre është bërë nga vet kryetari Isa Mustafa, i cili edhe ia ka propozuar emrat që do të përbëjnë Kryesinë e re Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Mënyra sesi ka vepruar kreu i LDK-së në zgjedhjet e fundit e sidomos në përzgjedhjen e Kryesisë së re, nga njohës të çështjeve politike vlësohet si mbyetje e demokracisë brenda partisë.

Analisti Artan Muhaxhiri, ka thënë për ORAinfo se lënia jashtë strukturave kyçe të partisë të njerëzve që mendojnë ndryshe nga kryetari i LDK-së, tregon për mungesën e demokracisë në këtë parti.

“Nuk mund të flitet për demokraci aty ku nuk pranohen mendimet ndryshe. Kjo ka ndodh në LDK, ku personat që kanë menduar ndryshe nga Isa Mustafa dhe njerëzit e afërt që e rrethojnë atë janë degraduar nga kryetari”, ka thënë Muhixheri.

Sipas tij, ky vperim mund të ndëshkojë këtë parti në rrugën e saj politike.

Ditë me parë Këshilli i Përgjithshem i LDK-së me propozim të kryetarit Isa Mustafës ka zgjedhur Kryesinë e re. Pjesë e kësaj Kryesie nuk është zgjedhur asnjë anëtarë i kësaj partie që kishin dal kundër hyrjes në koalicion qeverisës me PDK-në. /ORAinfo/

Më Shumë

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Rahoveci në finale të plejofit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në kryeqytet, Rahoveci e mposhti Prishtinën me...

Lajmet e Fundit