Limaj: Miqtë ndërkombëtar janë të pakënaqur me bisedimet në Bruksel

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka vendos vendin në një pozitë shumë të vështirë pas bisedimeve në Bruksel.

Sipas tij, tashmë është e qartë se më 29 qershor, qeveria nuk është ndarë nga bisedimet ashtu siç i ka paraqitur para opinionit publik në vend, dhe se komunitet ndërkombëtar ka shtuar presionin për përmbushje të marrëveshjes se prillit për asociacionin e komunave serbe.

“Kancelarja Merkel, lavdëroj Vuçiqin për kompromisin e bërë nga bisedimet e fundit dhe si duket ishte e pakënaqur me palën kosovare. Se kjo temë ka qenë kryesore në takim tregon edhe rëndësia që ju dha në konferencën për shtyp, por si duket jo vetëm kancelarja Merkel është e pakënaqur nga rrjedhja e bisedimeve në Bruksel, por edhe miqtë tjerë ndërkombëtar kanë shfaqur hapur pakënaqësi ndaj delegacionit kosovar, prandaj ata janë në presion të themelimit të këtij asociacioni, e në fakt kjo është tema qendrore me të cilën qeveria e Kosovës do ballafaqohet në ditët që vijnë, dhe jo vendimi i Parlamentit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit