7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Komuna e Prizrenit me defekte në zbatimin e ligjit për qasje në dokumente publike

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” ka shqyrtuar efikasitetin e Komunës së Prizrenit në lejimin e qasjes në dokumente publike në përputhje me Ligjin përkatës.

Në kuadër të projekteve të saja, “EC Ma Ndryshe” përgjatë periudhës janar-qershor 2015 në Komunën e Prizrenit ka deponuar mbi 30 kërkesa për qasje në dokumente publike dhe informata, me ç’rast ka evidentuar vonesa që shkojnë në më shumë se dy javë në ofrimin e përgjigjes, derisa disa kërkesa ende janë pa përgjigje zyrtare.

“Ndër dikasteret më të papërgjegjshme për ofrimin e qasjes në dokumentet publike është treguar Drejtoria e Inspektorateve, e cila ka shpërfillur pesë kërkesa të adresuara për çështje të ndryshme duke mos ofruar asnjë përgjigje. Ndërkohë në raste të caktuara edhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk e kanë parë të udhës që të ofrojnë informatat apo sqarimet e kërkuara bazuar në dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”, thotë Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Sipas saj, këto të gjetura edhe njëherë tregojnë se përpjekjet e Komunës së Prizrenit për të siguruar qasje në dokumentet publike në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës janë të pamjaftueshme dhe se nevojitet një mobilizim i shtuar për të garantuar këtë të drejtë për kërkuesit e dokumenteve publike.

“Po ashtu këto të gjetura janë dëshmi se Komuna e Prizrenit ka hapësirë që të përmirësoj transparencën e saj karshi qytetarëve. Në të njëjtën janë konfirmim i një konstatimi të mëparshëm të EC Ma Ndryshe mbi rrjedhën e ngadaltë të informatave dhe dokumenteve nga të gjitha drejtoritë te Zyra për Informim dhe Komunikim, gjë që sjell deri te mos publikimi i vendimeve në kohë reale dhe mos informimi i duhur i publikut për çështje të ndryshme relevante, por edhe defekte në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”, thotë Baxhaku.

Për këtë arsye, “EC Ma Ndryshe” i bën thirrje edhe njëherë Komunës së Prizrenit që: Të zbatoj në përpikëri dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike; të rris transparencën, duke i publikuar të gjitha dokumentet publike në ueb faqen e komunës; të eliminoj vonesat në ofrimin e përgjigjeve lidhur me kërkesat për qasje në dokumente publike; dhe të informoj zyrtarët dhe shërbyesit civil mbi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit