Negociatat Shqipëri-BE, s’hapën këtë vit

Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz, i cili e viziton për herë të parë Tiranën, pas zgjedhjes në këtë detyrë, do ta përforcojë qëndrimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, po në kryeqytetin shqiptar një javë më parë, se gjyqësori është përcaktues për fatin e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Për ta siguruar qëndrueshmërinë në rrugën drejt BE-së është vijimi i reformave, veçanërisht asaj në drejtësi. Reforma duhet të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme. Ajo është gjithashtu parakushti për ardhjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Pas takimit me kryetarin e Parlamentit dhe aktorët e tjerë, besoj se konkluzioni i përbashkët do të jetë vijimi i kësaj reforme”, ka deklaruar Schulz.

Deklarata e kryetarit të PE-së për rëndësinë e reformës në gjyqësor shërbeu edhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes së gazetarëve shqiptarë: “Kur do të hapen negociatat Shqipëri-BE”?

Pavarësisht se nuk është institucioni që ai drejton përgjegjësi direkt për të dhënë përgjigje, Schulz përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë këtë vit.

Ndërsa për palën shqiptare vetëdija është e qartë se nuk ka asnjë shpresë që kjo të ndodhë përpara se të kryhet reforma në drejtësi.

“Shqipëria është në rrugën e duhur. Është e rëndësishme të avancojmë me reformën në drejtësi, ku duhet dhe kërkohet kontributi i të gjithëve dhe besoj se hapja e negociatave pastaj do të jetë më e thjeshtë dhe do të kemi më shumë përkrahje nga PE dhe vendet anëtare”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. /TCH/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit