14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Vucic nesër takon shqiptarët në Preshevë

Aleksandar Vucic të mërkurën shkon në Preshevë. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë serb viziton shqiptarët e kësaj zone.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, do të mbajë premtimin e dhënë për të vizituar Luginën e Preshevës. Ai kishte thënë muaj më parë se do të vizitonte këtë zonë për të biseduar edhe me shqiptarët.

Në bazë të agjendës së tij, Vucic do të përurojë hapjen e maternitetit të Preshevës, një problem që është diskutuar gjatë dhe për të cilin kanë ndarë buxhet edhe Shqipëria dhe Kosova, pas takimit të dy Qeverive në Prizren.

Vucic do të vizitojë edhe refugjatët nga Siria dhe më pas në qytetin e Bujanocit do të ketë një takim me liderët serbë të kësaj zonë. Ai pritet të takohet edhe me Kryetarin e Bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa, në hapjen e maternitetit.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë serb viziton shqiptarët e kësaj zone. Presidenti serb, Tomislav Nikolic, ka qenë dy herë në këtë zonë, por është takuar me përfaqësues të ushtrisë dhe me serbët, por asnjëherë me shqiptarët.

Qeveria serbe i kishte nisur bisedimet me shqiptarët për të drejtat e tyre, por ato ishin ndërprerë.

Më Shumë

Totaj: Qeveria i ka marrë Komunës së Prizrenit 36 milionë euro në katër vjet

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Komuna e Prizrenit ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë katër viteve të fundit, si pasojë...

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Lajmet e Fundit