Kryetari i Malishevës iu shtron iftar familjeve të dëshmorëve

Në kuadër të muajit të shenjt të ramazanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional, për familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Me këtë rast, janë bërë edhe lutje për dëshmorët e kombit dhe nga ana e krerëve të Bashkësisë Islame në Malishevë, janë kënduar edhe pjesë të Kuranit.

“Të lutemi për dëshmorët e kombit. Duke ju falënderuar atyre djemve, që dhanë jetën për atdhe, ne sot jemi këtu dhe lirshëm darkojmë dhe bëjmë iftar, bëjmë lutje dhe bëjmë organizime tjera, falë gjakut të dëshmorëve”, tha mes tjerash Begaj.

Ndërsa, mulla Xhevat Kryeziu, nga Bashkësia Islame në Malishevë, duke folur në këtë iftar, tha se “dëshmorët e kombit, janë të ngritur në shkallën më të lartë të xhenetit. Pa gjakun e tyre, ne nuk do ishim këtu sot. Gjaku i tyre, i ka sjell këto të mira që ne sot i gëzojmë”.

Më pas, hoxhallarët bënë lutje për dëshmorët e kombit dhe kënduan pjesë nga Kurani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit