Opozita kundër rikthimit të Speciales në Kuvend

Këshilltari ligjor i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha ka bërë me dije se Qeveria është duke i koordinuar punët për t’i riproceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, por partitë parlamentare të opozitës nuk pajtohen me këtë insistim të koalicionit qeverisës.

Fatmir Limaj, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë vlerësuar se riprocedimi i amendamenteve kushtetuese për këtë gjykatë paraqet vrasje të demokracisë në Kosovë.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria ta respektojnë vendimin e Kuvendit, i cili më 26 qershor i tha jo themelimit të Gjykatës Speciale. /Epoka e re/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit