10.7 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Islami s’ka të bëjë me terrorin e shkatërrimin

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka deklaruar se Bashkësia Islame e Kosovës gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke u dalë në ndihmë shumë nevojtarëve.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Tërnava, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, u ka bërë thirrje të pasurve t’i ndihmojnë të varfrit.

“Ne si BIK, me mundësitë tona që kemi pasuar, falë donatorëve nëpërmjet Shoqatës ‘Bereqeti’, në fillim të Ramazanit kemi ndihmuar një numër të konsiderueshëm të nevojtarëve anekënd Kosovës”, ka deklaruar Tërnava.

Myftiu Tërnava ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Ndërsa i pyetur se pse Kosova nuk është duke e ndjekur shembullin e Shqipërisë për faljen e namazit të Fitër Bajramit në shesh, myftiu Tërnava ka thënë se tek ne është traditë e kultivuar nder shekuj që falja e Bajramit të bëhet nëpër xhami. Më tutje, myftiu Naim Tërnava ka folur edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e ISIS-it dhe arrestimet e fundit të disa qytetarëve nën dyshimet për terrorizëm.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit tonë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga qytetarët mos të bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit.

“Edhe me këtë rast, ftoj e apeloj te të rinjtë tanë, i ftoj qytetarët tanë mos të bien pre e njerëzve pa adresë, e njerëzve dhe grupeve që në emër të fesë i sjellin terror njëzimit”, ka thënë Tërnava.

Myftiu Tërnava ka thënë se veprimet e ISIS-it nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame.

“E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin e shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit. Sa i përket rrezikut nga elemente ekstreme, unë nuk kam të dhëna, mirëpo organet e sigurisë e kanë tërhequr vërejtjen se edhe vendi ynë mund të përballet me atakim nga grupet ekstreme, të cilat na shqetësojnë”, është shprehur myftiu Tërnava.

Më Shumë

Albulena Balaj Halimaj fton qytetarët ta votojnë Shaqir Totajn

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate për balotazhin në Prizren.Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrneit, Shaqir Totaj njoftoi...

Në fshatin Pastasel të Rahovecit, vëllai sulmon vëllanë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e...

Lajmet e Fundit