19.8 C
Prizren
E enjte, 3 Tetor, 2024

Një kujtim ndryshe

Shkruan: Zafir Berisha

Me 16 korrik, e kujtoj 16 korrikun e para shtatëmbëdhjetë viteve…..Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë serbe në Prizren Shekiç, po atë muaj me 16 korrik forcat të mëdha serbe marrin një ofensivë kundër pozicioneve te UÇK-së ne rajonin e Vërrinit në Prizren. Po atë ditë isha me Remzi Ademaj /Petritin dhe Xhevat Berishen në selinë e Shtabit në Jeshkovë duke u konsultua për aktivitetet tonë.

Kompania e Batalionit parë në Tusuz pranon luftën ballë për ballë me forcat e armikut, krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë rajonin verririt që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe tek Kulla e Hoqes dhe Laku Billushes, Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për tek Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi ne drejtim të pozicioneve nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.

Unë pasi arrita ne vijat e frontit e pash se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin ne ndihmë në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona qe vepronin atje, atëherë unë i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga pjesa mbrapa forcave të armikut dhe i sulmojmë në befasi, forcat serbe me panik largohen ne bazat e tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe ne Tusuz ku përveç Xhevtat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të dy Hero te Kosovës.
16 Korriku i 1998 përpos qe ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe mot i nxehte dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit qe dilte nga grykat e pushkëve e bënte te vetën, dhe nevojen per uje ne buzet e thara.

Edhe pse ne kujtime për luftën nuk përmendet keto perjetime, përshkruajta me qellim ketë pjesë te fundit. Por desha te dal te kjo qe sot ketë ngjarje e përkujtoj nga mbledhja e Kuvendit Kosovës ne një ambient me klimë te përshtatshme dhe përpara vetes me ujë te ftohtë, një ambient për te cilin kurrë mendja nuk me kishte shkuar para shtatëmbëdhjetë vitesh, sepse asnjë herë nuk e kam menduar se do te mbetem gjallë, e le më që do te merrem me politik, Po ja qe jeta qenka me e gjate se sa mendojmë ne dhe dallgët e saj po te përballkan me te pa pararendura.

Ne ketë rast te nderuar miq dua ta ndaj edhe një kujtim shumë domethënës për jetën time. Me 17. 02. 2008 mixha im tash i ndier kishte ndjekur përmes televizionit Kuvendin e Kosovës gjatë shpalljes se Pavarësisë dhe gjatë gjithë kohës kishte qarë dhe i ishte dukur si në ëndërr, a dini pse? sepse kur më kishte parë duke nënshkrua Deklaratën e Pavarësisë nuk iu kishte besuar qe jem unë, ashtu i pispillosur me veshje solemne e me kravatë dhe flokët me gel, nuk kishte besuar sepse un atij i isha fiksuar ne mendje me mjekër i leckosur me rroba te plunosura e i djersitur ne istikame e “Baldevnecit” dhe kishte thënë me vete: (a edhe kjo po mundka me ndodhe ne jete)… prandaj jeta është më e gjatë se sa e mendojmë ne, shfrytëzoni atë në të mirë të atdheut dhe qytetareve për shkak se ne jemi mysafir ne ketë botë dhe mbrapa mbeten vetëm gjurmët tona dhe asgjë tjetër

Më Shumë

Policia shqiptoi 2199 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2199 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Rrëfehet Guardiola: Më pëlqen të jem trajneri i këtij ekipi, Haaland nuk është zhgënjyer kurrë nga unë

Pas kritikave për rezultatet e fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester City, duke e bërë këtë me një rezultat të pastër, 4-0...

Lajmet e Fundit