Kujtim Gashi uron Fitër Bajramin

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të gjithë besimtarëve mysliman t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit, duke i’u dëshiruar që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit, tolerancës dhe harmonisë vëllazërore”.

“Uroj që në këto ditë festive të Bajramit të ritheksojmë dashurin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit, të kujtojmë dhe të çmojmë sakrificën e miliona muslimanëve të ciët axhëruan për gjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit