“ Trefytyrësia ” e Isa Mustafës(Video)

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përkundër asaj që ka arritur të jetë në krye të ekzekutivit kosovar, Gazeta Blic ua sjell tre momentet ndoshta më të këqijat dhe dëshpëruese për Isa Mustafën.

Momenti i parë

Ka të bëjë me një intervistë që e kishte dhënë në emisionin “Click” në RTV21, më datë 4 qershor të vitit 2014, ku e akuzonte rëndë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Hashim Thaçin, për kapjen e shtetit, dhe ku thoshte se në asnjë formë nuk do të hynte me këtë parti, raporton Gazeta Blic.

Ai ndër të tjera theksonte se PDK e ka ngufatur shtetin, e ka kapur shtetin, kur u pyet pse nuk po vinin investitorët e huaj në Kosovë.

“Kjo qeverisje në një formë e ka ngufatur shtetin, e ka kapur shtetin, e ka shtrirë rrjetin e saj aq thellë nëpër tërë organizimin, edhe në medie, edhe në kompani publike edhe në institucione qeveritare, edhe në agjenci edhe në polici, edhe në prokurori edhe në gjyqësi. Dhe ne s’do të bëjmë asgjë nëse edhe më tutje vazhdojmë të qeverisim me ta, sepse pastaj ata do të qeverisin me rrjetin e tyre dhe ne do të jemi vëzhgues pasiv të kësaj qeverisjeje, dhe ne nuk mund të bëjmë ndryshime”, ishte kjo një pjesë e deklaratës që Isa Mustafa e kishte dhënë më 4 qershor të vitit të kaluar, raporton Gazeta Blic.

https://youtu.be/rF_AcqOOpEs

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit