Skandaloze:Ramë Vataj sistemon në UPZ, profesorët e larguar nga Universiteti i Pejës

Tre profesorë që kanë dhënë mësim në Universitetin Publik të Pejës “Haxhi Zeka”, që ishin larguar vitin e kaluar nga menaxhmenti i kërij universiteti, janë akomoduar nga rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj.

Bëhet fjalë për tre profesorët: Emrush Azizovic, Adem Zogiani dhe Duda Balje, të cilët ishin larguar pas rekomandimit të inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, për faktin se këta nuk kishin diploma të nostrifikuara.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas këtyre burimeve, të tre këta profesorë nuk ishin në rregull me diplomat e tyre, prandaj Inspektorati i kishte rekomanduar menaxhmentit të Universitetit “Haxhi Zeka”, që të mos i mbaj më në punë ata.

Menaxhmenti i këtij universiteti, e kishte respektuar këtë rekomandim të Inspektoratit, duke mos u vazhduar kontratat.

Gazeta Blic e ka kontaktuar rektorin e Universitetit të Pejës, Naser Mrasori, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti, mirëpo ky i fundit nuk ka dashur që të prononcohet për këtë çështje.

Këta tre profesorë nga 1 tetori i vitit të kaluar, kohë edhe kur ka filluar viti i ri akademik janë angazhuar si mësimdhënës tek Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, ndonëse inspektorati kishte kërkuar largimin e tyre.

Paradoksale është edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili duket se po përdor standarde të dyfishta.

Derisa në raportin e publikuar për Universitetin e Pejës, për vitin 2013 kishte dhënë vërejtje pikërisht për mbajtjen në punë të profesorëve pa diploma të nostrifikime, Auditori Gjeneral nuk e thotë asnjë fjalë për të njëjtën profesorë, që tani punojnë në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. / Gazeta Blic

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit