E shqyen tiketën e dënimit, para syve të policëve

Një person është arrestuar në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, pasi që ka shqyer tiketën e dënimit në trafik, para syve të policëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarit policor gjegjësisht pas shqiptimit të një gjobe i njëjti ka grisur tiketën dhe është larguar me veturë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është lënë në mbajtje për 6 orë në stacion policor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit