4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Konkursi politik i PDK-së

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje! , Arbër Rexhaj, e quan “partitizim” hapjen e konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në Prizren. Sipas tij, hapja e këtij konkursi në këtë kohë tregon edhe një herë përpjekjet që PDK-ja, po i bënë që t’i mbajë nën kontrollë institucionet shkollore.

”Ky vendim shërben për të disiplinuar politikisht në të ardhmen të gjithë të udhëheqësit e shkollave”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress” .
Komuna e Prizrenit, ditë më parë, ka hapur konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të disa shkollave fillore dhe të mesme.

Rexhaj thotë se ky konkurs është dashur të bëhet më herët, “sepse ka kaluar mandati i tyre”.

“Gjithmonë e kemi potencuar që vonimi i këtyre konkurseve bëhet me qëllim nga pushteti aktual në Prizren”, shprehet ai.

“Mundësia e shkuarjes në zgjedhje, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Apelit, si duket e ka ngutur DKA-në që të fillojë me përgatitjet, jo vetëm zgjedhore, por edhe të sistemimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nëpër shkolla, që në të ardhmen, këta t’i shërbejnë (me përjashtime) strukturës aktuale të pushtetit dhe të PDK-së”.

“ Në këtë konkurs potencohet që pranimi në punë i drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve bëhet për një periudhë një vjeçare, si punë provuese me mundësi vazhdimi. Ky vendim shërben për të disiplinuar politikisht në të ardhmen të gjithë të udhëheqësit e shkollave. Në të kundërtën siç potencohet në konkurs afatin provues e kanë një vjeçar! “.

“Sigurisht që pushteti aktual udhëheqësit e shkollave, do t’i zgjedh mbi bazën e vijës politike e partiake, ashtu siç ka bërë çdo herë”.

“ Ky pushtet ka partitizuar jo vetëm shkollat por tërë hapësirën publike në Prizren prandaj Gjyakata e Apelit mund ta lirojë njëherë e përgjithmonë këtë partitizim në Prizren”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit