10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

LDK në Zhur: Pushteti po furnizon me ujë vetëm militantët e PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK),dega në Zhur, ka kritikuar pushtetin komunal të Prizrenit, se ka lënë pa uji disa lagje të këtij fshati.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zhur, shpreh shqetësimin lidhur me mungesën e ujit të pijes në disa pjesë të lagjeve të Zhurit”, thuhet në reagimin e LDK-së në Zhur.

“I bëjmë me dije pushtetit lokal se është njerëzore dhe humane që urgjentishtë të investohet në rrjetin e ujësjellësit si nevoje primare
për jetën e njeriut”.

“Mungesa e ujit të pijes daton që para disa viteve dhe asnjë hap konkret nga pushteti aktual nuk është ndërmarrë, ndërkaq udhëheqja e fshatit bëjn kyqje favorizuese jashtë projektit për persona të caktuar dhe për përfitime personale dhe në favor të
familjeve të militantëve të PDK-së”.

Prandaj lidhur me këtë gjendje alarmante që po ndodh në këto ditë vape të jashtëzakonshme në Zhur, në munges të ujit të pijes, neglizhenca e udhëheqësve aktual të bashkësisë lokale në Zhur në bashkëpunim sigurisht me struktura të caktuara në qeverisjen komunale me anime e favore partiake lë me kuptu se i kanë kapur ethet e verdiktit final të Gjykates së Apelit”.

“Andaj i bëjmë me dije pushtetit aktual-komunal e lokal në Zhur, që vota nuk fitohet duke rregulluar asfalt e kocka betoni, por primare është të krijohen kushtet elementare për jetë, sepse investimet nuk janë bërë nga xhepi i klikes se caktuar sunduese komunale e lokale, por nga djersa e qytetareve të ndershëm të Komunës së Prizrenit e Zhurit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Lajmet e Fundit