7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Në Ulqin sot hapet Panairi i 15-të i Librit

Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizojnë në qytetin e Ulqinit, Panairin e 15-të të Librit “Ulqini 2015”, nga 26 korriku – 4 gusht. Panairi i sivjetshëm realizon vazhdimësinë e traditës së organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga pushuesit në Ulqin gjatë këtij sezoni.

Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Do të jenë ata që përfaqësohen vazhdimisht në veprimtari të tilla me karakter kulturor kombëtar, që vijnë nga e gjithë hapësira shqiptare e Rajonit tonë dhe që janë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të botimeve shqiptare pas viteve ‘90. Gati 40 botues do të jenë prezent gjatë ditëve të Panairit ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.

Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 3500 tituj librash. Para së gjithash letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj por edhe histori, botime enciklopedike, guida turistike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj. etj. për lexuesit ulqinakë dhe pushuesit e huaj.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, si edhe kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ministri i Kulturës të Malit të Zi Pavle Goranoviq dhe ministri i Kulturës së Kosovës Kujtim Shala. Mbrëmja e ditës së dytë të Panairit do t’i kushtohet veprës së shkrimtarëve Fatos Kongoli dhe Gjergj Gjokaj.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit...

Lajmet e Fundit