16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Po kapitalizohen potencialet e diasporës

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka deklaruar se po bëhen përpjekjet maksimale të kapitalizmit të potencialeve të diasporës.

Ai ka treguar se në funksion të kësaj, Ministria e Diasporës ka punuar shumë në krijimin e rrjeteve profesionale nëpër vende të ndryshme të botës.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Murati ka vlerësuar se krijimi i rrjeteve të bizneseve ka qenë më i suksesshëm.

“Në funksion të kapitalizimit sa më të mirë të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës sonë, Ministria e Diasporës ka punuar shumë për krijimin e rrjeteve nëpër vende të ndryshme të botës. Deri tani janë krijuar shumë rrjete profesionale të të rinjve dhe të biznesit. Sa iu përket rrjeteve të bizneseve, procesi ka avancuar në një nivel më të lartë sepse është krijuar edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH), që përbën rrjet të nivelit ndërkontinental, e që deri më tani përbëhet nga 18 rrjete në nivel të shteteve”, ka thënë Murati.

Duke folur për lehtësi që sivjet do t’i kenë bashkatdhetarët gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka thënë se është shtuar intensiteti i punës edhe për krijimin e kushteve më të mira për investime nga diaspora. Sipas tij, sivjet Ministria e Diasporës është pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, duke udhëhequr grupin punues për lehtësimin e investimeve nga diaspora të këtij këshilli.

“Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe rrjeti i bizneseve të diasporës. Konsiderojmë se ky është një mekanizëm shumë i mirë i cili do të na mundësojë që bashkërisht t’i identifikojmë dhe të punojmë në eliminimin e barrierave ekzistuese kundrejt këtyre investimeve”, ka thënë Murati.

Sa i përket përfaqësimit të diasporës, ai ka deklaruar se kjo çështje përbën angazhim të ministrisë në plan afatgjatë. Ndërsa për regjistrimin e diasporës, i cili ka filluar vitin e kaluar, Murati ka bërë me dije se ky proces do të zgjasë edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe se rezultatet e tij preliminare do të publikohen në fillim të vitit 2017.

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ylli synon titullin e kampionit, që do...

Lajmet e Fundit