Baba kërcënon djalin në Prizren

Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë nga një person anonim e cila bënte me dije se në fshatin Petrovë po ndodh një mosmarrëveshje në mes të djalit dhe babës.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka nisur me hetimin e rastit dhe ka kuptuar se baba e kishte kanosur djalin.

Po ashtu është bërë e ditur se i ati posedon një armë të llojit pistoletë me leje për ta poseduar në shtëpi e jo për ta bartë me vete.

Policia e ka gjetur të dyshuarin dhe në veturën e tij e ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën me pesë fishekë të kalibrit 9X19mm.

Ndërkaq një armë gjahu me 25 fishekë të kalibrit 12mm është sekuestruar në fshatin Zhur. Të njëjtën i dyshuari e kishte lenë në shtëpinë e një shoku të tij.

Pas intervistës, në prani të avokatit mbrojtës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit