Më duket se të dua

Skender Berisha

*Në stilin popullor

Herë e di herë nuk e di
s’më duket e më duket
të dua për besë të dua
edhe dje zura në thua

kur të pash te lumi
të rash pas e s’të zura
qe rreze shumë e fortë
m’i plasi syrit pëlhura

mendtë tash më mirren
për ty midis kësaj vape
mes turmës së pazarit
pse për dore më kape

herë e di herë s’e di
turbull të shoh e kthjelltë
një ditë edhe moj përditë
kush pret edhe ndoj ditë

Skender Berisha
25 korrik 2013,Prizren

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit