Kosova, në mëshirën e diasporës

Republika e bllokuar nga krimi dhe korrupsioni

Remitencat burimi i mbijetesës së kosovarëve të varfëruar nga pushteti i korruptuar

Analistët vlerësojnë se përderisa kemi këtë garniturë mafio-politike që na udhëheq, nuk do të ketë kurrfarë zhvillimi ekonomik, por do të varemi nga lëmoshat e diasporës

Kapja e shtetit nga zyrtarët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm qeveritar, për hiç më pak se 15 vjet të plota në liri, dhe 7 vjet pas pavarësisë, po e mban Kosovën në bllokadë totale, duke shndërruar në një vend ku nuk ka asnjë perspektivë thuajse për asgjë. Shpëtimtari i vetëm i shtetit mbetet diaspora kosovare që akoma është financuesi më aktiv i zbutjes së paqes sociale në vend. Për analistin e politikave ekonomike Isa Mulaj, kjo situatë e krijuar në Kosovë, nga kapja e shtetit prej mafio-politikës, e ka lënë vendin pa një politikë me strategji nacionale të zhvillimit ekomomik.

“Kosova faktikisht nuk ka ekonomi. Baza e saj kryesore janë infuzionet nga jashtë, sikur që janë mjetet e diasporës ose emigrantëve, prania e institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësitë e ndryshme të shteteve të huaja ku janë të punësuar një numër i kosovarëve, financimet e projekteve të ndryshme në sektorin e OJQ-ve, kontrabanda, dhe sektori informal, ku përfshihen shumë ekonomi familjare”, tha Mulaj për “Kosova Sot”..

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit