1.1 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Plani i “çeliktë” i opozitës për bllokimin e Kuvendit

Nofkën që e ka pasur gjatë kohës së luftës, Fatmir Limaj po e përdor 16 vjet pas luftës, por tash për krejt diçka tjetër.
I “çeliktë” mund të quhet propozimi i tij që ditën kur të sillen sërish në parlament amendamentet kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale, të bllokohen hyrje daljet e sallës së Kuvendit.

Në stilin e ngjashëm siç kishte vepruar Vetëvendosje kur qe votuar marrëveshja e Brukselit, partitë opozitare po planifikojnë që të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën kur do të votohej Gjykata.

“Qëllimi është që deputetët e opozitës me trupat e tyre të bllokojnë hyrje daljet e sallës ku mbahet seanca dhe të mos lejojnë hyrjen e deputetëve të shumicës”, i ka thënë TV Dukagjinit në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i njërës prej partive opozitare në Kosovë.

Natyrisht se pos Nismës, aksioni mbështet fuqishëm edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por ende nuk e ka përkrahjen e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Burime të TV Dukagjinit, kanë bërë të ditur se Haradinaj ka dilema nëse kundërshtimi për Gjykatën duhet të shkoj deri në një veprim të tillë.

Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca nuk e ka konfirmuar ekzistimin e planit të tillë por ka thënë se sjellja edhe njëherë e amendamenteve në Kuvend do të ishte veprim jodemokratik.

“Do te kemi disa takime të subjekteve që të definojmë kornizën e kundërshtimit”, ka thënë Konjufca.

Riprocedimin e nenit 24 nga Qeveria e Kosovës shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi e vlerëson si vrasje për demokracisë.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka thënë fjalën e vetë”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Përfundimisht gjykata speciale pritet të votohet pasi që kryeministri Isa Mustafa do t`i kërkoj mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendit të Kosovës, pas sigurisë që ka marrë se vartësi i tij Hashim Thaçi tashmë i ka të sigurta votat e mjaftueshme.

Opozita, sipas burimeve të TV Dukagjinit, në rast se e organizon bllokimin sipas idesë së Fatmir Limajt, do të arsyetojë atë pikërisht duke thënë se po e mbrojnë demokracinë e cila sipas tyre e po shkelet për shkak se deputetëve po u kërkohet që për të njëjtat amendamente të japin edhe njëherë votën.

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit