Mbyllen 4 ordinanca në Prizren, konfiskohen barna të dyshimta

Policia e Kosovës, së bashku me inspektorët e Administratës Tatimore dhe të Agjencisë për Produkte Medicinale, kanë ndërmarrë një aksion kontrolli në disa ordinanca private mjekësore në rajonin e Prizrenit, të cilat dyshohej se punonin dhe shitnin barna në mënyrë të kundërligjshme.

Hetuesit e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në PK, pas informatës së pranuar për dyshimin se në disa fshatra të rajonit të Prizrenit, disa ordinanca mjekësore janë duke vepruar në mënyrë ilegale dhe janë duke ju ofruar qytetarëve shërbime mjekësore, barna në mënyrë të kundërligjshme nga ana e mjekëve të palicencuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin “KAFETIN”, për parandalim të ushtrimit të veprimtarive të kundërligjshme.

Në planin operativ me qëllim të zbatimit të urdhëresës janë përfshirë edhe Inspektorët e Administratës Tatimore nga Prizreni, Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Inspektorët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, me të cilët është bërë kontrollimi i ordinancave mjekësore.

Gjatë kontrollit, inspektorët kanë konstatuar se në katër lokacione ordinancat mjekësore punonin ilegalisht dhe posedonin barna që dyshohet se iu shiteshin pacientëve në mënyrë të kundërligjshme.

Të gjitha ordinancat e dyshuara janë mbyllur nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, kurse barnat janë sekuestruar nga inspektorët e AKPM-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dokumentacione të ndryshme, barna dhe bazuar në provat, dëshmitë dhe hetimet e mëtutjeshme pritet që personat e implikuar të ndiqen penalisht./ekonomiaonline/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit