Qeveria i jep ‘izën’ Gjykatës Speciale

Qeveria në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër e riprocedoi për në Kuvend të Kosovës amendamentet kushtetuese që i japin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, transmeton zeri.info

Amendamenti 24, i cili edhe është kundërshtuar nga Kuvendi nuk është ndryshuar.

Ndërkohë që kryeministri Isa Mustafa tha që riprocedimi nuk shkel Kushtetutën e as rregulloren e Kuvendit.

“Rregullorja e punës së Kuvendit dhe Kushtetuesja nuk e kufizojnë riporcedimin e Gjykatës Speciale”, ka tëhën Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i Gjykatës Speciale është në interes të vendit dhe se i hapë rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Është në interes për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit, që Kuvendi i Kosovës ta kryej një obligim që është marrë për miratimin e Gjykatës Speciales”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, kjo i hapë rrugë Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit