Flet për anët negative të gjinjve të mëdhenj

Charlotte ka përpiluar një listë me gjashtë gjërat të cilat janë vërtetë të tmerrshme për vajzat me gjinj të mëdhenj

Charlotte Mckinney, të cilën shpesh e shohim në ballinat e revistave për meshkuj, vazhdimisht insiston se trupi i saj është plotësisht natyral, ndërsa tani ka folur për gjinjtë e saj të bujshëm, të cilët edhe e kanë bërë të famshme.

Charlotte ka përpiluar një listë me gjashtë gjërat të cilat janë vërtetë të tmerrshme për vajzat me gjinj të mëdhenj.

“Dikush gjithmonë pyet se sa vërtetë janë të mëdhenj. Pse duhet ta dijë këtë dikush. Pastaj blerja e sutjenave.Disa janë tepër të mëdhenj, disa tepër të ngushtë. Tek disa gjinjtë dalin më lartë, tek disa më poshtë. Pastaj njerëzit brengosen se në të ardhmen gjinjtë e mi do të varen. Por mamaja ime ka gjinj të përkryer, edhe pse ka kaluar të 60-at. Pastaj njerëzit më pyesin nëse do t’i zvogëloj gjinjtë. Por unë nuk dua t’i zvogëloj. Jam e lumtur që i kam të tillë. Një tjetër problem janë këmishët. Veshja e tyre është katastrofale, pasi pullat këputen dhe shpesh shihen sutjenat”, ka deklaruar Charlotte.

Por ajo prapë thotë se gjinjtë e saj të mëdhenj e kanë bërë të famshme, prandaj nuk lodhet shumë me problemet që vijnë si pasojë e gjinjve të mëdhenj.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit