Krasniqi: Opozita ia çjerri maskën koalicionit qeveritar

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë see sot opozita në Kuvendin e Kosovës me anën e mocionit procedural, shumë përmbajtjesor ia çjerri maskën koalicionit qeveritar që udhëhiqet nga LDK-ja.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se kjo e fundit nuk u tregua e gatshme që me anë të një rezolute, Kuvendi ta dënonte gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë viteve 1998/99 dhe se sipas tij kjo politikë e turpit nuk po nisë nga sot!

“Faza e parë e një absurditeti të turpshëm u krye, u krye goxha me turp. Një fjalë thotë: “Turpi me bukë nuk hahet”.

“A do të kryhet edhe faza e dytë e absurditetit të turpshëm, pritet të shihet, por unë nuk dyshoj, pasi kjo përbërje e Kuvendit tonë, dinë dhe mund të merr vetëm vendime absurde e të turpshme.Edhe një herë u vërtetua se Kosova jo vetëm që ishte rast “sui generis”, por edhe deputetet i ka “sui generis”, një lloj tepër i veçantë njerëzor të pa integritet! Zoti e shpëtoftë këtë vend dhe njerëzit e saj të mirë!” shkruan ai.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit