McCartney: Beatles ka harruar me dhjetëra këngë

Dhjetëra këngë të grupit të famshëm Beatles nuk e kanë parë kurrë dritën, pasi në fillim të karrierës së tyre nuk kishin as pajisje për ti regjistruar ato.

Në intervistën e fundit në “London Evening Standard” Paul Mc Cartney ka thënë se në fillim të karrierës së tyre ata është dashur të mbështeteshin vetëm në kujtesën e tyre kur kanë realizuar një këngë, pasi që nuk kanë pasur pajisje për regjistrimin e tyre.

“Ne kemi realizuar një këngë dhe është dashur ta mbanim në mend”, ka thënë ai.

“Por ka ndodhur që pas një pune në mbrëmje, në mëngjes ta harronim këngën, dhe kënga zhdukej pa kthim. Kush e di se sa këngë i kemi humbur. Janë dhjetëra këngë”, ka thënë ai, duke shtuar se teknologjia e tanishme po magjeps gjithnjë e më shumë.

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit