Berisha godet edhe ndërkombëtarët: Ju u lidhët me bandat vendore!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha nuk ka mundur të përmbahet në lidhje me debatin për Gjykatën Speciale.

Ai në fjalën e tij, i ka pyetur edhe ndërkombëtarët, nëse ata do të votonin diçka të tillë për vendin e tyre.

“Ju që po na bëni presion, a do të votonit diçka të tillë për vendin tuaj”, ka thënë Berisha, raporton Gazeta Blic.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj ndërkombëtarëve, duke thënë se edhe ata u lidhën me bandat vendore.

Zafir Berisha e ka akuzuar edhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke thënë se ai është dashur ta kishte në xhep alternativën për Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit