12.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kush nuk do të akuzohet nga Specialja?

Askush nuk gjykohet para Dhomave të Specializuara për vepra për të cilat ai tashmë është gjykuar nga ndonjë gjykatë e Kosovës dhe as për vepra për të cilat ai tashmë është gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar. Projektligji po ashtu sqaron se edhe ata persona që do të gjykohen nga Dhomat e Specializuara, nuk do të gjykohen për vepra të njëjta, nga ndonjë gjykatë tjetër e Kosovës.

Juridiksioni i Dhomave të Specializuara, nuk i nënshtrohet ndonjë amnistie.

Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, që paguhen nga Buxheti i Kosovës, i alokuar për qëllimet e këtij Ligji, shkruan Zëri.

Mbështetje financiare u ofrohet edhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të personave të akuzuar, si shpenzimet e udhëtimit, akomodimit e mëditjeve ditore.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë pranë Dhomave të Specializuara, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim në rast se ata shpallen të pafajshëm.

Dëshmitarët që nuk përgjigjen, burgosen

Çdo person që është i pranishëm në Kosovë dhe që thirret si dëshmitar nga Dhomat e Specializuara ose Prokurori i Specializuar, e ka për detyrë që t’i përgjigjet thirrjes.

“Mbrojtja e dëshmitarëve, siguria dhe konfidencialiteti merren parasysh dhe shqyrtohen para çdo kërkese të tillë”, thuhet në Projektligj.

Por në rast se dëshmitari i thirrur nuk paraqitet, nuk e arsyeton mungesën, ose largohet nga vendi ku do duhej të merrej në pyetje pa leje, ai dëshmitar mund të gjobitet deri në 250 euro për secilën herë që ai ose ajo nuk paraqitet. E nëse dëshmitari refuzon të dëshmojë edhe pasi të jetë gjobitur, ai mund të burgoset.

“Burgimi zgjat për aq kohë sa dëshmitari refuzon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura penale të përfundojë”, thuhet ndër të tjera në këto projektligje.

Ligji parasheh që rregullat e procedurës dhe provave do të përfshijnë dispozita të posaçme për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve të ndjeshëm, përfshirë viktimat e dhunës seksuale, viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe fëmijët.

Masat mbrojtëse zbatohen gjatë procedurës në rastin e viktimave të dhunës seksuale dhe gjinore apo dëshmitarit, viktimës fëmijë.

Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, që do të jetë pjesë e Dhomave të Specializuara, mund të bëjë përfaqësime para gjyqtarit të procedurës paraprake, panelit ose prokurorit të specializuar lidhur me masat mbrojtëse, mekanizmat e sigurisë, këshillimin dhe asistencën e nevojshme për dëshmitarin para, gjatë dhe pas dëshmisë dhënë para Dhomave të Specializuara. /Zëri/

Më Shumë

Ndahet nga jeta Shefi i Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Shefit të Ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Liman...

Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur...

Lajmet e Fundit