Vjedhje në Prizren, arrestohet një person

Rreth orës 02:30, pas mesnate në një banesë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren ka ndodhur një vjedhje.

Policia në këtë qytet njofton se bazuar në informatat nga vendi i ngjarjes i dyshuari kishte hyrë në banesë dhe i kishte marrë dy telefona celularë: një “Iphone 5” dhe një “Samsung Galaxy 3” por ishte kundërshtuar nga dy viktimat.

“Sipas viktimave, i dyshuari i njohur për ta, me vete kishte pasur një shkop bejsbolli por nuk e kishte përdorë ngase viktimat i kishte rrahur me shpulla. Para se të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i kishte kërkuar 600 euro nëse donin t’i merrnin telefonat”, bën të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Kjo e fundit bëri me dije se në orët e pasdites ka arritur ta arrestojë Pashk Th., ndërkaq, telefonat u janë kthyer pronarëve.

I dyshuari i këtij rasti me vendim të prokurorit të shtetit është ndalur nën masën e arrestit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit