Ka vdekur balerini 38 vjeçar, Jonathan Oliver

Disa orë para performancës së tij finale në The Car Man at Sadler’s Wells Theatre në Londër ka vdekur në një aksident trafiku balerini 28 vjeçar nga Northampton, Jonathan Oliver, raporton BBC.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në qendër të Londrës derisa balerini po voziste motoçikletën e tij kur ai i përplas me një makinë. Vdekja e Oliver u konstatua nga mjekët në vendin e ngjarjes, kurse shoferi i makinës është në paraburgim.

Motra e Jonathan, Rachel Ollivier, ka njoftuar me dhimbje nëpërmjet rrjetit social Facebook për vdekjen e vëllait të saj të vogël.

Të dielën Oliver pritej të luante rolin kryesor të Lukas në shfaqjen me koreografi të Mattheë Bourne.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit