25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Prokuroria në Prizren në kërkim të zbardhjes së lakimit të emrit, Kadri Veseli

Prokuroria në Prizren nuk është duke u ndal për të zbardh të vërtetën e lakimit të emrit të kryeparlamentarit Kadri Veselit, për ndikimin e tij në punësime në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxhaj thotë se deri më tash për këtë rast janë intervistuar disa persona.

“Jemi duke punuar intenzivisht për të zbardhur  këtë rast”, thotë Hoxhaj për “PrizrenPress”.

“Deri më tash kemi intervistuar disa persona”,tregon ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shkurt të këtij viti, pati kërkuar zyrtarisht nga prokuroria që t’i hetojë punësimet e mësimdhënësve në Prizren. Kjo kërkesë ishte bërë pasi që emri i tij ishte lakuar për ndikim në punësime në këtë qytet.

Gazetari Rami Berisha kishte akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren se ka punësuar mësimdhënës pa konkurse dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Thotë se për të gjitha denoncimet publike të rasteve ka fakte.

Berisha nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit, Kryeparlametarit dhe Ministrit të Arsimit kishte thënë se në Prizren janë terrorizuar mësimdhënësit, ata që punojnë dhe ata që janë në pritje të një vendi të punës, u ka hyrë frika në palcë dhe nuk guxojnë të flasin edhe kur shkelet dinjiteti dhe personaliteti i tyre.

“Në Prizren, në Institucionet e vendit po shitet vendi i punës. Çmimi për një vend pune në arsim ka arritur në 6000 mijë euro. Në Prizren një kandidatë është pranuar pa intervenime, i ka qeras shokët, por pas dy dite i është thënë gabim të kemi pranuar. Një tjetër është ftuar të shkoj të punoj të hënën, por kur ka ardhur e hëna i është thënë jo tjetër kush është pranuar. Një tjetër e ka paguar “kaparin” 1 mijë euro të pazarit prej pesë mijë eurove për punësim në Arsim. Ende nuk është punësuar parat e kaparit nuk i janë kthyer ”, tregon rastet Berisha.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, për këto akuza ka ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha. Çoçaj ka mohuar se në punësimin e mësimdhënësve ka pasur dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”.

Ndërkaq,kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Sylë Hoxhaj thotë se ky rast është në rrugë të ndriçimit.

“Na duhet ende kohë për të ardhur deri të e vërteta”,thotë hHoxhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Lajmet e Fundit