9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Rihanna dhe Hamilton, takim në fshehtësi

Janë përforlur se kanë një histori dashurie që kur u panë duke flirtuar me njëri – tjetrin në festivalin Crop Over të mbajtur javën e shkuar në Barbados.

Por të premten në mbrëmje, Rihanna dhe Lewis Hamilton i shtuan edhe më shumë dyshimet, pasi u fotografuan duke u futur njëri pas tjetrit, në të njëjtin klub në New York.

Sipas “DailyMail”, RiRi dhe Lewis u përpoqën të kalonin pa u vënë re nga paparacët, por pa sukses.

27– vjeçarja mbante një kapele bejsbolli në përpjekje për të mbuluar fytyrën. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe piloti 30 – vjeçar Hamilton, i cili i kishte shtuar edhe një palë syze të errëta look –ut të tij.

Ky takim vjen në një kohë kur dyshja është parë në disa raste në të njëjtin ambient, megjithatë deri më tani nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar se mes tyre ka më shumë se shoqëri.

Më Shumë

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit