Verifikimi i listave, më i gjatë se lufta e UÇK-së (Video)

Janë bërë tri vjet qëkur Komisioni Qeveritar për verifikimin e ushtarëve të UÇK-së, ka filluar punën për të ditur saktë numrin e pjesëtarëve të kësaj ushtrie, por ky proces po merr kohë me shumë sesa ishte parashikuar. Madje, procesi tashmë ka zgjatur më shumë se sa vet lufta e UÇK-së.

Por ky proces po merr kohë me shumë sesa ishte parashikuar. Madje, procesi tashmë ka zgjatur më shumë se sa vet lufta e UÇK-së.

Se procesi i verifikimit të ushtarëve të UÇK-së është vonuar dhe nuk do duhej të zgjaste kaq shumë, e thonë edhe përfaqësues të familjeve të luftëtarëve. .

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së, tha për Tribuna Channel, se jo vetëm procesi i verifikimit të listave, por çdo proces tjetër që ka të bëjë me kategoritë e dala nga lufta ka qenë i stërvonuar.

Këtë e thotë edhe Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit