PDK-LDK, bashkëqeverisje për ndarje monopolesh

Koalicioni nuk funksionon për interesa të qytetarëve

Nt. “PDK-ja nuk është futur në koalicion me LDK-në që kjo parti ta shkapë shtetin, por as LDK-ja nuk është futur në koalicion me PDK-në për një gjë të tillë. Monopolin më të madh ekonomik në Kosovë e kanë kompanitë që janë të lidhura ngushtë me PDK-në, por prej që janë bërë bashkë PDK-ja dhe LDK-ja për të bashkëqeverisur një pjesë e kulaçit nga ky monopol i ka shkuar edhe LDK-së”, thotë analisti Faik Krasniqi

Takimi i fundit ndërmjet Adem Grabovcit dhe Ismet Beqirit, në të cilin u kërkua të mos preken zyrtarët partiakë, nxori në pah se sa i brishtë është koalicioni PDK-LDK dhe se ky koalicion është ndërtuar për interesat puro personale, e jo për të mirë të Kosovës. Kjo tregon se nuk dihet se kush e udhëheq Qeverinë, LDK-ja apo PDK-ja, sepse nëse udhëheq LDK-ja atëherë kjo e fundit nuk po bën asgjë për shkapjen e shtetit, që është premtuar disa herë. Kontrabanda mbetet po e njëjta, evazioni po kështu, punësimet e militantëve vazhdojnë nga të gjitha anët. Këtë e  tregon edhe përplasja që ky koalicion e ka me bordet e ndërmarrjeve publike, që kanë  mbetur në bllokadë për shkak të interesave meskine të partive në koalicion..

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit