Mbi jetën akademike në Kosovë

Nga  Eqrem Kryeziu

Kultivimi i servilizmit të studentëve në shkollat tona, veçan në shkollimin e lartë, ka qenë i kobshëm dhe është i tillë për shoqërinë. Ëndrra e secilit servil është të bëhet, për kompensim, një person autoritar e dominues aty ku mundet e kur mundet. Qoftë kjo familja a rrethi i tij i punës. Në çastin kur servili bëhet pushtetar, ai kërkon servilizëm absolut prej vartësve a prej komunitetit partiak, sikur që e kemi parë tashmë.

Gjatë robërisë, servilët bëhen me lehtësi spiunë, duke me qenë se, të paktën, dominojnë mbi fatet e atyre që i dëmtojnë përmes denoncimeve.
Edhe në liri ata kërkojnë autoritetin që i nënshtron. Duket sikur janë bërë ekskluzivisht të varur nga thithja e apasionuar e tullumbit. Mjafton t’ua rrezikosh këtë thithje që të sistemohen që të gjithë në radhë të disiplinuar.

Apeli i individëve për ta përqëndruar energjinë e shoqërisë në caqe të caktuara nuk gjen fare jehonë, sepse vetëm ëndrra për të dominuar vepron tek servilët.
Një pedagog do të duhej të vlerësohet me pavarësinë e mendimit të studentëve të vet, qoftë ky mendim edhe kundër pedagogut vetë. Çdo kriter tjetër është gënjeshtër e rëndë. Fakti se filan profesori ia ka dalë të shndërrohet në një Bacchus para studentëve dëfton se i gjori nuk ka arritur kurrë emancipimin dhe individuacionin. Pale pastaj studentët e tij.

Në paraqitjen time të fundit para opinionit, në zgjedhjet parlamentare që kaluan, iu referova kësaj dukurie dhe ngula këmbë se vetëm kultivimi i debatit pro et contra tezave të profesorit i përfshin të rinjtë në procesin e pavarësisë së tyre intelektuale e psikike.* I kisha para vetes atëbotë dy akademikët e partisë, por ata më shikonin me do syçka alienësh, shprehje kjo që nuk u pëlqenin ato që thoshja.
Natyrisht, nuk isha i famullisë së tyre.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit