Prizren: Konfiskohet substancë narkotike, i dyshuari sulmon policët

Dy qese plastike, njëra me peshë prej 11.95 gr dhe tjetra prej 14-49 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë” janë konfiskuar në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur disa veprime të dyshuara të një personi.

Gjatë tentimit të identifikimit i njëjti nga vetura me një çantë është larguar ndërsa në veturë ka lënë tre të dyshuar të tjerë shokë të tij.

Në raport gjithashtu thuhet se gjatë kontrollit 10 metra nga automjeti është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike të cilën i dyshuari e ka hedhur me herët, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari me t’u kthyer ka sulmuar zyrtarët policor në vendin e ngjarjes i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është në mbajtje ndërsa ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vetura ‘Mercedes’ pronë e të dyshuarit, si dhe pesë telefona celularë po ashtu janë konfiskuar

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit