Policia në Prizren konfiskon një armë, pas publikimit në “Facebook”

Policia në Prizren ka konfiskuar një armë, pas publikimit nga një femër në rrjetin social ‘Facebook’

“E dyshuara femër kishte publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ disa fotografi në të cilat mbante një armë zjarri. Pasi që është kontaktuar ka pranuar se ka pasur në dorë armën në fjalë, por e njëjta armë sipas saj, është pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti e ka në posedim”,njofton Policia e Kosovës.

“Pasi që është kontaktuar i dyshuari është intervistuar dhe ka dorëzuar armën me gas te kalibrit 9 mm”. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është nën hetime. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit