1.9 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Këngëtaret shqiptare që ishin dashnore të shefave të Sigurimit të Shtetit

Gjergj Leka vjen me një rrëfim pa dorëza. Për herë të parë ai flet për të kaluarën e tij dhe të kolegëve, fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjerë, siç është Vaçe Zela.

Ai thotë se “asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë”.
“Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve. Kanë bërë mëkatet e tyre dhe artistët, kanë folur më shumë se duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht”.

I pyetur nëse mund të japë emra, ai thotë: “Nuk i them, se kanë familje. Ndërsa njëra shumë e rëndësishme për atë kohë, është edhe e sëmurë aty ku jeton. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe, që ka marrë madje edhe çmime nga këngët e mia”.

I pyetur nëse e ka fjalën për Parashqevi Simakun, ai thotë: “Unë nuk thashë gjë, ti e the…”!

Sipas Lekës, i cili flet për Panorama, Simaku ishte “më e privilegjuara”.

“Sigurisht, në vend të parë ka qenë Vaçe Zela, e më pas erdhi Parashqevi Simaku. Vaçja ka qenë ‘Ministri më vete’. Madje Vaçja ishte mbi Ministrinë. Ajo zgjidhte çfarë kënge të donte, ishte shumë e fuqishme. Sepse Vaçja nuk ishte thjesht këngëtare, ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vaçja, duke qenë jo e bukur, nuk e fitoi se ‘ia dha’ dikujt. Se ishin ca të tjera që e ‘jepnin’ dhe ishin të bukura, që të flasim troç tani. Vaçja e fitoi me zgjuarsinë e saj, duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Gjithnjë, para se të dilte në skenë, Vaçja shkonte në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje të forta barku, të tmerrshme, se aq emocione kishte. Vaçja ishte rast unik, që dinte të ruante vlerat para publikut”.

Sipas tij, rivalet më të mëdha mes këngëtareve kanë qenë “ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë”.

“Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qënë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato”, shton ai, duke vënë sërish dyshime nëse ia dilnin me aftësi.

“Kishte shumë më të mira se ato”, thotë ai. “Parashqevia erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur.

Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo tek pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë më të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva.

Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara”.

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit