“Vjetrohet” shkolla e re në Gjonaj të Hasit

Ka pesë vite që në Gjonaj të Hasit, ka filluar ndërtimi i objektit të ri shkollor. Kryetari i fshatit Haziz Hodaj thotë se ky objekt shkollor ende nuk është kryer edhe pse ka filluar para pesë vitesh.

“Kjo shkollë na ka ” zgjat veshët” dhe ende s’po kryhet. Moti ka filluar që në vitin 2010”, thotë Hodaj për Kosova Sot.

“Siç duket ajo duke u ndërtuar ka filluar të vjetrohet”, shprehet ai.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, thotë se objekti i shkollës në Gjonaj të Hasit do të përfundon këtë vit.

“Ajo shkollë është shkollë moderne dhe do të përfundojë në këtë vit. Është financim i Komunës dhe këtë vit kemi ndarë nga rishikimi i buxhetit edhe 92 mijë euro, prandaj së shpejti besoj, se do të kryhet ai objekt madhor”, thotë Çoçaj

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit