18.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Tregim/Ajo më la se i pëlqente jeta rrugaçe!

Jam një kurbetxhi i Gjilanit në Gjermani. Tash një vit erdha në Kosovë për pushim veror, por edhe për t’u çmallur me familje. Pas pak ditësh vendosa të shkoja në plazh në Sarandë. Ndërkohë, u njoha me një vajzë, që e quanin Genta. E ftova të pinim diçka freskuese në një lokal që ndodhej buzë detit dhe filluam të bisedonim me njëri-tjetrin për gjërat e kaluara: ajo të vetat e unë të miat. Dhe, përfunduam me martesë.

Por, ajo më la se i pëlqente jeta rrugaçe!
Menjëherë pas njohjes shkëmbyem numrat e telefonit për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin. Kah mbrëmja ajo më dërgoi një mesazh që të takoheshim përsëri të nesërmen. Në sms më tha: “Në ato momente, kur isha me ty, ndjehesha e qetë dhe e lumtur, por kisha shumë emocione që të flisja hapur dhe lirisht, prandaj po të dërgoj këtë sms”.

Unë iu përgjigja me sms se do të takoheshim përsëri të nesërmen e do të flisnim gjerë e gjatë e më hapur me njëri-tjetrin.

Të nesërmen kështu ndodhi: ajo më mori në telefon dhe e lamë vendtakimin po te i njëjti lokal ku kishim pirë së bashku. Kur arrita në lokal ajo veç ishte ulur në tavolinë në verandën e lokalit. E pyeta:

“Ke shumë kohë që më pret?”.

Ajo m’u përgjigj:

“Gjysmë ore kam që kam ardhur”.

Morëm pije, pastaj biseduam gjerë e gjatë për çdo fushë të jetës. Më tha se i pëlqente të bënim një xhiro buzë detit dhe vazhduam të flisnim për dëshirat e jetës. Në një moment, ajo m’u drejtua me pyetjen:

– Çfarë të pëlqen më shumë te një vajzë që preferon të bëhet gruaja jote?

Iu përgjigja se te një vajzë më pëlqen thjeshtësia, sinqeriteti dhe të jetë e edukuar. Ajo më pa në sy dhe më tha:

– Do ta dish realitetin e jetës sime? Të intereson?

Unë iu përgjigja:

– Po, dua të di realitetin tënd.

Ajo nisi t’më tregonte një histori dashurie që e kishte zhgënjyer dhe filloi të qante. Në atë moment i hodha dorën në qafë dhe vazhdova t’ia fshija lotët. Ajo m’u afrua e më dhuroi një puthje që më la pa fjalë. Puthja e saj më bëri që të ndjeja dashurinë që po hapte derën e zemrës sime. Më pas vazhdova ta puthja pa pushuar derisa i thash:

– Më lë pak kohë për të thënë “të dua”. Të mendohem para se ta them, se është e lehtë të thuash “të dua”, por është e vështirë ta mbash, se zhgënjimi të hidhëron siç e di dhe ti vetë…

Ajo më tha:

– Të falënderoj për sinqeritetin që ke e po tregon ndaj meje!

Po vij me ty në Gjermani…
Kështu, bëra një muaj plazh bashkë me të dhe po i vinte fundi kohës së pushimit. Unë kisha vendosur, më në fund, të kthehesha në Gjermani dhe i tregova asaj. Ajo nisi të qante dhe më tha se nuk mundte dot pa mua.

“Më merr edhe mua me vete!”, më tha troç.

Të them të vërtetën, edhe mua më kishte hyrë në zemër dashuria e saj dhe ndjeja shumë për të, por nuk e tregoja veten.

Më në fund, shkova në shtëpinë e saj. U gëzuan kur më panë të familjes së saj. Biseduam gjerë e gjatë dhe ramë në ujdi që ajo të vinte me mua në Gjermani.

Më la me gishta n’gojë!
Por, për çudi, pas dy muajsh iku nga banesa ku jetonim pa më treguar fare. Nuk e dija se ku kishte ikur, madje edhe numrin e telefonit e kishte kthyer në postë, për të mos lënë gjurmë që ta gjeja.

E kërkova një muaj dhe si përfundim nuk e mora vesh fare arsyen e ikjes së saj. I telefonova familjes së saj se mos ishte kthyer në Shqipëri dhe ata m’u përgjigjën duke qarë se nuk ndodhej as në Shqipëri dhe se nuk u kishte telefonuar fare, se kishin një muaj pa ia dëgjuar zërin.

Mbas gjashtë muajsh, kur u ktheva në mbrëmje nga puna, derisa dilja nga vetura, pash Gentën. Nuk u besoja dot syve të mi! Ajo po më shikonte që çfarë do t’i thosha në atë moment. Mendova ta ofendoja, por nga kurioziteti për të ditur arsyen e përshëndeta…

Filloi t’më tregonte pse kishte ikur. Arsyeja ishte se i pëlqente jeta e rrugës…

Por, unë nuk isha i interesuar për një femër rrugaçe, por për femër që do më bëhej grua, andaj edhe e çova në rrotë të sames…/H./Kosovarja/

Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/ajo-me-la-se-i-pelqente-jeta-rrugace/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Austria shpallet fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Shteti i Austrisë është shpallur fitues i Festivalit Evropian të Këngës- “Eurovizion 2025”. Sonte në Bazel të Zvicrës është mbajtur finalja e madhe e “Eurovisionit”,...

Mushtisht: Arrestohet i dyshuari për dëmtim dhe vjedhje të kamerave të sigurisë

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, është raportuar një rast i dëmtimit dhe vjedhjes së pajisjeve të sigurisë. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar,...

Lajmet e Fundit